KOSOVA DO TË APLIKOJË NË BE DHE NË KËSHILLIN E EVROPËS

Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një vjetorin e punës së saj si presidente, tha se janë duke punuar maksimalisht për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO. Por sipas saj anëtarësimi në NATO është më i komplikuar. E sa i përket Këshillit të Evropës, Osmani tha se 2/3 e ministrave që do të votojnë në KE janë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Kam kërkuar të bëhen organizimet që aplikimi në Këshillin e Evropës të bëhet sivjet. Ne po punojmë me partnerët tanë që kjo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtë për Republikën e Kosovës. Nga shtetet që do të votojnë në këshillin e ministrave që është hapi i fundit i votimit në Këshillin e Evropës më shumë se 2/3 e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që të votojnë në favor”, tha Osmani. Ndërsa sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, presidentja bëri të ditur se ky është një proces më i komplikuar, pasi votimi dhe vendimi kërkon unanimitet të plotë.

SHARE