KRIVOKAPIQ: DO TË FILLOJ NJË INICIATIVË PËR TË NDRYSHUAR KODIN PENAL

Ndëshkimi duhet të jetë një masë për ata që nuk mund të kuptojnë ose frenojnë instiktet e tyre, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Ai theksoi se ndryshimet në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha llojet e dhunës, veçanërisht nga dhuna seksuale, janë të domosdoshme sa më shpejt të jetë e mundur. Krivokapiq bisedoi sot me drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës së Prindërve, Kristina Mihailloviq. Arsyeja e këtij takim ishte dhuna seksuale e fundit në të cilën viktima ishte një fëmijë nëntë vjeç, dhe mbi të cilën reagoi Shoqata e Prindërve, si dhe qytetarë në disa qytete të Malit të Zi. Kryeministri Krivokapiq tha se do të nis një iniciativë për të ndryshuar Kodin Penal në seancën e ardhshme, por gjithashtu theksoi se konsideron se veprimi parandalues ​​është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

SHARE