CUNGU NËNSHKRUAN AKTIN PËR SJELLJEN  E  BUXHETIT PËR VITIN 2018

  • Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dje nënshkroi aktin për sjelljen e buxhetit për vitin 2018 vit i cili u projektua me vlerë totale prej pak mbi 15 milion euro, raporton Ulqini-Online.

Sipas kësaj ky vendim hynë në fuqi ditën e 8 nga dita e publikimit në Fletën zyrtare të Malit të Zi.

Sipas po të njëjtin portal shumica e këshilltarëve e koalicionit qeverisës refuzoi të sjellë këtë vendim duke thënë se buxhetin do ta sjellë pushteti i ri i cili duhet të formohet pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Deri me 31 Mars ishte në fuqi vendimi për financim të përkohshëm të Komunës së Ulqinit. Sipas Statutit të Ulqinit, kryetari i Komunës, përkohësisht sjell aktet nga kompetencat e Kuvendit, nëse Kuvendi nuk ka mundësi të mbahet ose për arsye tjera është pamundësuar puna e tij, ndërsa me mos sjelljen e tyre do të rrezikohet jeta e qytetarëve dhe prona me vlerë më të madhe.

Kryetari  i komunës është i obliguar që këtë akt tja dërgojë në miratim Kuvendit në mbledhjen e parë të ardhshme.

Nëse Kuvendi nuk e miraton këtë vendim ose kryetari nuk ia dorëzon në miratim, vlefshmëria e tij përfundon me ditën e përfundimit të mbledhjes së Kuvendit.

SHARE