Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, nga sot ndodhet në një vizitë pune disaditore në Bashkimin Evropian dhe NATO. “Temat kryesore të takimeve të delegacionit të Ministrisë së Administratës Publike, të kryesuar nga ministri Dukaj, me zyrtarë të lartë të BE-së, NATO-s dhe Mbretërisë së Belgjikës të ngarkuar me reformën e administratës publike dhe sigurinë kibernetike do të jenë thellimi i bashkëpunimit dhe transferimi i përvojës në këto fusha në Mal të Zi”, njofton Ministria.