MALI I ZI, KINEZËVE UA FALË 29 MILIONË EURO

Arka shtetërore e MZ, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës, e deri të përfundimi i vitit të kaluar është privuar nga 29 milionë euro për shkak të avantazheve tatimore që lidhen me lirimin e taksave dhe kontributeve në pagat dhe detyrimet doganore mbi importin e mallrave dhe kthimin e një pjese të akcizës së paguar, raporton RTMZ.

Përfitimet tatimorë iu dhanë kontraktorit kryesor të ndërtimeve, gjegjësisht  kompanisë kineze CBRC dhe prodhuesve vendas.  Siç raporton “Vijesti”, këto të dhënë ia dorëzoi ministri i Financave të MZ, Darko Radunoviq , deputetit të pavarur Aleksandar Damjanoviq.

Nga 29 milionë euro që janë humbur për autostradë, 6.2 milionë euro lidhen me lirimin e CRBC-së, nga detyrimi për të paguar tatimet dhe kontributet për pagat e punonjësve, 19.928 milionë euro janë në bazë të detyrimeve doganore mbi importet (tatimet doganore dhe TVSH-në).

Ndërsa kompanitë që ishin nënkontraktorë të angazhuar në ndërtimin e një projektit kapital të shtetit u liruan nga 2.88 milionë euro në bazë të akcizave, domethënë në atë shumë ata kishin të drejtë në kthimin e akcizave.

Damjanoviqi tha për “ Vijesti”, se nga Radunoviq kërkoi informata për shkak të transparencës së plotë të projektit, veçanërisht duke pasur parasysh se nga momenti i miratimit të ligjeve dhe ndërtimit të autostradës, Parlamenti nuk ka asnjë mundësi të ekzaminimit të vazhdueshëm në dinamikën dhe shpenzimet e atij institucioni. “Në lidhje me çmimin fillestar të këtij investimi, këto shpenzime  shtesë për objektet e dhëna investitorëve dhe nënkontraktorëve gjithashtu duhet të llogarite”, deklaroi Damjanoviq.

Ndërkaq lidhur me tekstin e botuar në lajme se arka e shtetit që nga fillimi i ndërtimit të autostradës, deri në përfundimin e vitit të kaluar, u privua me vlerë nga 29 milionë euro, reaguan nga Ministria e financave të MZ.

Sipas Ministrisë së financave, Mali i Zi, si investitor i projektit për ndërtimin e autostradës Tivarë-Bolare, duke shtuar përjashtimet tatimore, nuk ka humbur të ardhurat dhe ka pasur një pozitë më të favorshme në lidhje me shumën e huamarrjes dhe likuiditetin aktual të buxhetit, kumtuan nga Ministria e Financave të MZ.

“Me Ligjin mbi autostradën vetë, projekti është i përjashtuar nga  pagesa e TVSH-së, kështu që kontraktori kryesor nuk e llogarit TVSH-në kur paraqet situatën për punët e kryera, as nuk e paguan për blerjet e pajisjeve”, kumtuan nga  Ministria e financave.

 

 

SHARE