PISONERO: NE MONITOROJMË NGJARJE QË MUND TË PERCEPTOHEN SI ANASHKALIM I MASAVE TË BE-së

Si një vend kandidat, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të BE, duke përfshirë përdorimin e prerogativave të tij për dhënien e shtetësisë, tha zëdhënësja e KE, Ana Pisonero Hernandez. “Ne po monitorojmë nga afër ngjarjet që mund të kuptohen si anashkalim i masave të aplikuara në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ne mirëpresim vazhdimin e përafrimit të plotë të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe angazhimin për zbatimin e plotë të masave kufizuese të BE-së”, tha Pisonero. Siç thekson Pisonero, Komisioni Evropian e ka këshilluar vazhdimisht Malin e Zi që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022, për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar. Në raportin e katërt të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Komisioni i rekomandoi sërish Malit të Zi heqjen sa më të shpejtë të skemës së shtetësisë në këmbim të investimeve, rikujton Komisioni Evropian.

SHARE