NDRYSHIMET NË LIGJIN PIO: DALJA NË PENSION NË MOSHËN 65 VJEÇ DHE TË PAKTËN 15 VJET SHËRBIM

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar dje një projektligj për ndryshime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili përcakton kushtet për realizimin e të drejtës për pension pleqërie për personat e siguruar kur mbushin moshën 65 vjeç dhe kanë të paktën 15 vite përvojë sigurimi.

 “Projektligji rregullon gjendjen juridike të krijuar pas përfundimit të vlefshmërisë së nenit 17 paragrafi 1 i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili ishte shfuqizuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Qeveria.

Gjithashtu, ky projektligj përcakton edhe shumën e re nominale të pensionit më të ulët, e cila do të arrijë në 450 euro nga 1 janari 2024.

Gjithashtu u propozua ndryshimi i mënyrës së rregullimit të pensioneve në bazë të të dhënave statistikore, me lëvizjen e çmimeve të konsumit dhe të ardhurave mesatare të punonjësve në territorin e Malit të Zi në katër muajt e mëparshëm krahasuar me katër muajt paraardhës.

SHARE