QEVERIA SIGURON NJË FOND PREJ 700.000€ PËR TË RIPARUAR RRUGËT E DËMTUARA NË KOMUNËN E TUZIT

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social „Facebook“ ka njoftuar se të premten e kaluar, në mbledhje të Qeverisë, ka siguruar një fond prej 700.000 € i cili do përdoret për të riparuar rrugët e dëmtuara, të cilat janë përdorur si tranzit përgjatë kohës së punimeve të rrugës kryesore në komunë të Tuzit.

Ai theksoi se punimi i rrugëve do bëhet sipas standardeve, me gjerësi prej 6 metrash.

„Vlen të theksohet se bëhet fjalë për një fond shtesë, pasi para disa muajsh kemi arritur të sigurojmë 4.7 milion € fond për infrastrukturë të Komunës së Tuzit. Vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e infrastrukturës në Komunë të Tuzit,“ shkruan Gjeloshaj.

SHARE