Futbollistët e KF Deçiq janë kampionët e rinj të Malit të Zi.
Në raundin e para fundit, skuadra nga Tuzi siguroi trofeun e parë në historinë e klubit dhe paralajmëroi ditë festimi në Tuz – festimet do të fillojnë sonte, do të zgjasin deri në ndeshjen e xhiros së fundit me Arsenalin, ndoshta edhe më gjatë.
KF Deçiq erdhi në fron me stil, me triumfin në derbin ndaj Sutjeskës pranë Bistricës 1:0, ndonëse luajti 50 minuta me një lojtar më pak, për shkak të përjashtimit të Ujkajt.
Fronin e kampionit për Tuzin e solli një djalë për të cilin kjo është e pabesueshme, titulli i shtatë në Malin e Zi të pavarur – Drashko Bozhoviq, me gol në minutën e 32-të.