Foto: Ilustrim
Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në Mal të Zi në shtator ishte 34,22 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).
Konsumi arriti në mbi 121,3 milionë kilovat-orë, 30,11% më pak se në gusht, por 16,23% më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Faturat më të ulëta mesatare u regjistruan në Kollashin, me 21,68 euro, ndërsa më të lartat në Ulqin, me 44,87 euro.
Sipas EEMZ, 62,12% e amvisërive do të paguajnë deri në 30 euro, ndërsa 4,19% do të kenë fatura mbi 100 euro.
Zbritjen prej 38% në energjinë aktive e përfituan 134.779 konsumatorë, ndërsa 86.201 konsumatorë përfituan zbritje prej 21,5%.









