Kryeministri në mandat teknik, Dritan Abazoviq, përgëzoi evakuimin e suksesshëm të malazezëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera nga Izraeli i shkatërruar nga lufta dhe tha se Qeveria do të ndihmojë edhe qytetarët e tjerë të vendit tonë që kanë mbetur në atë vend.
Në seancën e sotme të Qeverisë, ai falënderoi të gjithë ata që me një qasje të përgjegjshme dhe të guximshme ndihmuan qytetarët tanë, por edhe qytetarët e vendeve të tjera, të evakuohen me sukses në rrethana shumë të rrezikshme.
Nëse do të ketë nevojë kryeministri tha se shteti do të reagojë sërish.
“Sa i përket Malit të Zi të vogël, nëse ka nevojë për qytetarët tanë, kanë mbetur edhe pak, ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë logjistikën për të marrë bileta ajrore nga kompanitë që aktualisht po bëjnë transferta nga Tel Avivi. Nëse situata përkeqësohet, gjë që shpresojmë se nuk do të ndodhë, shteti do të ndërhyjë sërish, përderisa bëhet fjalë për një qytetar të vetëm të Malit të Zi,” thekson Abazoviq.