Ministri i financave Aleksandar Damjanoviq dhe guvernatori i Bankës Qendrore Radoje Zhugiq po marrin pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që mbahet në Uashington. Damjanoviq dhe Zhugiq u takuan me nënkryetaren e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, drejtorin ekzekutiv, Cohen Davidse, drejtorin e Sektorit për Evropën, Alfred Kammer dhe shefin e Misionit në Mal të Zi, Srikant Seshadri. Në takimet u diskutuan sfidat me të cilat përballet ekonomia globale, në radhë të parë të lidhura me luftën në Ukrainë, inflacionin e lartë dhe pasigurinë energjetike, si dhe kohëzgjatjen e e pandemisë COVID-19. Ministri Damjanoviq theksoi se Qeveria dhe Parlamenti treguan një nivel të lartë të përgjegjësisë duke miratuar së fundmi ribalancin e buxhetit, i cili kontribuon në një klimë më të qëndrueshme financiare dhe një mjedis më të parashikueshëm për aranzhime të mundshme me sektorin financiar komercial. Zhugiq theksoi se sistemi financiar në Mal të Zi, përkundër mjedisit sfidues makroekonomik dhe rreziqeve fiskale, është i shëndetshëm dhe stabil, para së gjithash falë gjendjes së mirë të sektorit bankar.