DUKAJ VIZITË ZYRTARE NË ROMË, ITALI

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, muar pjesë në Takimin Rajonal të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, që u mbajt në Romë, Itali. Pjesëmarrja në këtë event të rëndësishëm është një mundësi për të bërë një krahasim dhe për të sjellë shembuj frymëzues në të gjitha fushat që janë pjesë e nismës PQH. „Mali i Zi ka mundësinë që në të ardhmen të shfrytëzojë më mirë potencialin reformues të anëtarësimit në këtë nismë. Ka shumë shembuj të ndikimeve të dukshme në shoqëritë ku kjo nismë zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente në nivel lokal dhe shtetëror,“ thotë Dukaj. Ai shton se duhet të vazhdojnë më intensivisht të hapimnadministratën publike, të dëgjojnë zërin e qytetarëve, të digjitalizojnë shërbimet e tyre, por edhe të mbështesin të gjitha degët e qeverisjes për të qenë pjesë e kësaj nisme. Ministria po punon me përkushtim për zhvillimin e Planit të ri Nacional të Veprimit 2023-2024 dhe do të vazhdojë ta krijojë atë me pjesëmarrjen e palëve të interesuara. 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Romë, Dukaj u takua me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe Modernizim të Qeverisë së Norvegjisë, Gunn Karin Gjul. Në takim diskutuan për përvojat krahasuese në fushën e digjitalizimit të administratës publike dhe sigurisë kibernetike. „Suksesi i digjitalizimit të administratës publike nënkupton zhvillim të mëtejshëm të shërbimeve dhe modernizimin e proceseve të punës në nivel lokal dhe është e rëndësishme të intensifikohet puna në këtë drejtim,“ theksoi Dukaj. Ata konkluduan se përvojat e Norvegjisë dhe shkëmbimi i informacionit hapin hapësirë ​​për bashkëpunim të ardhshëm mes dy vendeve, të cilat ndajnë vizione strategjike të administratës moderne, efikase dhe të digjitalizuar. 

Po ashtu, ministri Dukaj është me përfaqësuesit e OGP Support Unit, Paul Maassen dhe Sandra Pernar. „Synimi ynë është të miratojmë Planin e ri Nacional të Veprimit për OGP, dhe t’i japim cilësinë e nevojshme atij dokumenti, që nënkupton përfshirjen aktive të subjekteve të interesuara dhe planifikimin në kohë të burimeve të nevojshme për zbatimin e tij,“ thekson Dukaj.

SHARE