GJUROVIQ: KUFIZIMI I ÇMIMEVE NUK ËSHTË OPSION DERISA TË GJEJMË NJË MARRËVESHJE ME SUBJEKTET AFARISTE

Për shkak të rritjes ditore të çmimeve, qeveria dhe tregtarët po mendojnë të rifillojnë fushatën “Stop Inflacionit”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq nuk ka mundur të specifikojë se kur mund ta presin këtë qytetarët. Ndryshe nga konsumatorët në Mal të Zi, në Serbi nga nesër deri në fund të vitit do të mund të blejnë disa produkte më lirë nëpër dyqane.

“Ne nuk do të iniciojmë asnjë veprim apo asgjë derisa të gjejmë një marrëveshje me subjektet afariste dhe derisa të ketë një interes të përgjithshëm për të parë se çfarë modeli dhe si do ta shikojmë atë”, tha për TVMZ ministri Gjuroviq.

Deri atëherë, kufizimi i çmimeve nuk është opsion, thotë ministri, sepse beson se do të shkaktonte mungesa.

Ministri tha se tregtarët dhe biznesmenët nuk mund të akuzohen për rritje të jashtëzakonshme të çmimeve dhe se analiza ka treguar se çmimet në Mal të Zi janë ose në nivel rajonal ose më të ulëta, “ose shumë rrallë janë më të larta në krahasim me rajonin”.

SHARE