KOLONIA E PIKTORËVE: “ULQINI NË TELAJO” PËR TË GJASHTËN HERË

Të dielën, me një ekspozitë kolektive, e cila mblodhi rreth 60 artistë nga vendet e rajonit, përfundoi kolonia e 6-të e artit “Ulqini në telajo”. Artistët në emër të organizatorëve të këtij manifestimi i përshëndetën Irena Toçi, drejtoreshë e Institutit për Promovimin e Librit nga Tirana, Qazim Hoxha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe Mersiha Resulbegoviq-Mavriq në emër të artistëve ulqinakë. Ata theksuan se kolonia është një vend i shkëlqyer për komunikimin e artistëve, gjë që ndihmon promovimin kulturor dhe turistik të Ulqinit.

SHARE