Në korrik të vitit 2024, amvisëritë kanë konsumuar 152,487,531 kWh (kilovat/orë) energji elektrike, që është 39,20 për qind më shumë në krahasim me konsumin në muajin qershor, ndërsa në krahasim me korrikun 2023, konsumi është 11,38 për qind më i lartë, thuhet nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Sipas tyre, fatura mesatare e korrikut për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 43,77 euro.
“Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Plevla 20,36 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 79,33 euro energji elektrike”, theksojnë ata në njoftim.
Ata thonë se 55,1 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, nga 30 në 50 euro 18,2 për qind e konsumatorëve, nga 50 në 100 euro 18,9 për qind, ndërsa konsumin mbi 100 euro e kanë lexuar 7,8 për qind e konsumatorëve.
“Numri i konsumatorëve që kanë marrë zbritje është 177,734, pra 44,9 për qind e familjeve në Mal të Zi”, shtoi Elektroekonomia e Malit të Zi.