Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionistë, të cilat i ka miratuar Kuvendi, kah fundi i muajit korrik, kanë hyrë në fuqi.
Parlamenti, ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligjit, të cilat hyjnë në fuqi 8 ditë pas shpalljes në fletën zyrtare, i ka miratuar me 30 korrik.
Ligji i ndryshuar, do të duhej të sigurojë stabilitet më të madh në sistemin pensionist dhe paga më adekuate për pensione.
Me Ligjin e ndryshuar përmirësohen kushtet e pensionimit, sepse nga periudha llogaritëse përjashtohet ¼ e stazhit e cila është më pak e volitshme për pensionistët.
Këto përparësi, do të mund ti shfrytëzojnë të gjithë të siguruarit të cilët të drejtën për pension për herë të parë e kanë realizuar prej 1 janar të këtij viti.
Në dialogun social me sindikatat dhe brenda vetë Këshillit social, është arritur marrëveshja edhe për masat që kanë të bëjnë me kufirin e pleqërisë për arritjen e të drejtës për pensionin e pleqërisë e që ka qenë e paraparë të jetë 67 vjet , kurse tani ajo do të jetë 66 vjet për meshkuj dhe 64 për femra.