INFLACIONI 4.1 PËR QIND

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë qenë mesatarisht 4,1 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat.

Në qershor, krahasuar me majin, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 0.1 për qind më të larta.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e shërbimeve të akomodimit, fruta, mish, qumësht, djathë dhe vezë, transport ajror pasagjerësh, kafe, çaj dhe kakao, ujë mineral, pije joalkoolike, fruta dhe perime, si dhe vajra e yndyrna”, thuhet në njoftim.

Në periudhën janar-qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 4.8 për qind më të larta.

SHARE