GJATË FESTËS, QYTETARËT DO TË KENË KUJDES SHËNDETËSOR NË OBJEKTET: “BLLOK V”, “TUZ” DHE “ZETË”

Në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, gjatë ditëve të festave – Ditës së Shtetësisë 13, 14 dhe 15 korrik, qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Tuz” dhe “Zetë”.

Puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë në ditët e festës do të kryhet ekskluzivisht në “Bllok V” me dy turne nga ora 07:00-14:00 dhe nga ora 14:00-21:00 për territorin të komunës së Podgoricës, ndërsa në Tuz mjeku i përzgjedhur për të rritur do të punojë nga ora 07:00 deri në 15:00, dhe në komunën e Zetës, objekti shëndetësor “Gollubovc”, gjithashtu nga ora 07:00 deri në ora 15:00.

Qendra për diagnostikim laboratorik në objektin shëndetësor “Bllok V” do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në ora 21:00.

Njësia e patronazhit do të punojë sipas orarit të përcaktuar, ndaj edhe gjatë ditëve të festave do të pranohen porosi në objektet shëndetësore “Bllok V” në periudhën nga ora 07:00-19:00, ndërsa terapia sipas urdhrit të mjekut të zgjedhur do të jepet në banesën e pacientit çdo ditë, nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

„Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit ju uron qytetarëve të Malit të Zi gëzuar 13 korrikun – Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi,“ thuhet në njoftimin e Shtëpisë Shëndetësore Podgoricë.

SHARE