MALI I ZI DHE SHQIPËRIA NISIN NEGOCIATAT PËR NJË PIKË TË RE KUFITARE

Mali i Zi dhe Shqipëria mund të kenë një pikë të re kufitare Shën Nikolla-Pulaj. Përkatësisht, Qeveria vendosi bazat për zhvillimin e negociatave për përfundimin e Marrëveshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Shën Nikolla – Pulaj për qarkullim ndërkombëtar të udhëtarëve rrugor. Kështu njoftoi në Twitter ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Fillip Axhiq. Hapja e pikës kufitare Shën Nikolla-Pulaj për qarkullim ndërkombëtar të pasagjerëve rrugor, siç u tha, do të kontribuojë në zhvillimin e ndërsjellë të turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë turistike dhe përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet shteteve dhe përmirësimin e trafikut përtej kufirit të përbashkët shtetëror.

SHARE