Kroacia është gatshme për marrëveshje dypalëshe me Malin e Zi lidhur me çështjen e Prevlakës, kumtuan nga Qeveria e atij vendi.
Siç kumtohet, ata ndryshuan përbërjen e komisionit kufitar dhe njoftuan Malin e Zi lidhur me këtë çështje.
“Në vitin 2006 kemi marrë vendim për ta njohur Malin e Zi si shtet sovran dhe të pavarur. Përveç vendimit për njohjen, është bërë një deklaratë nga Qeveria e Republikës së Kroacisë, sipas së cilës pritet një dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme “kumtohet nga Qeveria e Kroacisë.
Zona e ishullit të kontestuar funksionon në bazë të Marrëveshjes së përkohshme në Prevlakës që nga viti 2002. Në atë kohë, të dy qeveritë ranë dakord të hapnin procesin e pajtimit për një zgjidhje të qëndrueshme, pasi që në Nenin 2 të marrëveshjes theksohet se dispozitat e Protokollit në asnjë mënyrë nuk cenojnë kufizimin midis dy vendeve. Shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq, deklaroi më parë se Mali i Zi, nuk ka ndonjë arsye të veçantë për të nxituar për të zgjidhur këtë çështje, por theksoi që janë plotësisht të hapur të fillojnë që bashkërisht ta zgjedhin këtë çështje.
“Ne në rajon jemi mësuar që zgjidhjet të na i sjellin tjerët, por mendoj se vendet siç janë Kroacia dhe Mali i Zi mund ta bëjnë vetë këtë. Nëse këtë nuk mund ta sjellim bashkërisht,atëherë për këtë pason arbitrazhi ndërkombëtar “, ishte kategorik Darmanoviq.