PROGRAMI IPARD, PËR MBËSHTETJEN E FERMAVE BUJQËSORE 389 KËRKESA

Në ftesën e parë publike për mbështetjen e granteve për investimet në fermat bujqësore në kuadër të programit IPARD, janë dorëzuar 389 kërkesa për investime të planifikuara prej rreth 27 milion euro, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq.

“Përvojat krahasuese të  vendeve të përdoruesve të programit IPARD, tregojnë qartë vlerën e këtij rezultati. Paralelisht, Kroacia kishte 40 kërkesa për dy thirrje, Maqedonia rreth 140 kërkesa për tre thirrje, ndërsa Turqia gjithashtu kishte tre thirrje dhe kishte vetëm 10 kërkesa “, tha Simoviq në konferencë për gazetarë.

Ai shtoi se ky sukses i Malit të Zi është rezultat i bashkëpunimit të partneritetit midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Komisionit Evropian dhe Delegacionit të BE në Malin e Zi, qasjen e përgjegjshme të Qeverisë dhe vendimin për angazhimin me prioritet të të gjitha institucioneve relevante në zbatimin e këtij projekti si dhe energjisë sipërmarrëse dhe marrëdhënieve të përgjegjshme të vetë fermerëve.

Kreu i njësisë së para-njësisë të drejtorisë së përgjithshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural të KE, Liam Bresllin, tha se Mali i Zi filloi aplikimin e IPARD dhe bëri publike thirrjen thirrjen, e cila është një hap i madh për vendin.”Tani Ministria do të përpunojë të gjitha kërkesat dhe unë dëshiroj që të fillohet me pagesën e parave dhe nuk dëshiroj të kthej asgjë në Bruksel”, tha Breslin.

 

SHARE