ABAZOVIQ, KRYETAR I KËSHILLIT PËR SHQYRTIMIN E GJENDJES EPIDEMIOLOGJIKE

Me qëllim të harmonizimit të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Qeveria në seancën e sotme të kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq ka miratuar vendim për vendosjen e masave ndërkombëtare kufizuese të përcaktuara me vendimet e Këshillit të BE-së. Qeveria, siç njoftuan, ka miratuar Vendimin për ndryshime në Vendimin për formimin e Këshillit për shqyrtimin e gjendjes epidemiologjike nga shpërthimi i sëmundjes infektive COVID-19 dhe ndikimin e saj në situatën ekonomike në Mal të Zi. Kryetar i Këshillit është Dritan Abazoviq, ndërsa ndryshimet në Vendim janë shkaktuar nga ndryshimet në organizimin dhe mënyrën e punës së administratës shtetërore.

SHARE