KRYEMINISTRI RAMA PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA MACRON NË FRANCË

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Paris ku ai dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me një ceremoni madhështore mirëseardhjeje në Francë.

Në një deklaratë të përbashkët për media me presidentin Macron, Rama është shprehur i impresionuar nga pritja e tij në Pallatin Elysee në Francë.

Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel.

Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje presidentit Macron për vizionin e tij për një Evropë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shqiptar theksoi se të qenurit pro-francez do të thotë të jesh etaloni i të qenit pro-europian.

Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se marrëveshjet mes dy vendeve do të ndihmojnë  ‘për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri dhe për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, por Franca do të bëjë pjesë në të tashmen tonë’.

Gjithashtu Rama theksoi se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptarë sepse ai do t’i vijë në ndihmë.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka falenderuar Kryeministrin Rama për vizitën në Francë.

Gjatë fjalës së tij në një deklaratë të përbashkët për mediat, Presidenti Macron është shprheur se Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri dhe ka premtuar që të besohet tek mbështetja franceze me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt.

Më tej, Macron ka theksuar disa prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen me Shqipërinë.

SHARE