TË PAPUNËSUAR NË MAL TË ZI MË PAK, 3.7 PËR QIND

Në fund të muajit mars në Mal të Zi kishte 53,4 mijë të papunë, 3,7 për qind më pak se në shkurt, sipas të dhënave të Shërbimit të Punësimit të Malit të Zi. Shkalla e papunësisë, sipas raportit mujor të Shërbimit të Punësimit të Malit të Zi, ka rënë nga 23,91 për qind në 23,02 për qind. Norma më e lartë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht 2009, 10,1 për qind. Nga fillimi i vitit deri në fund të marsit, Shërbimi regjistroi 3.97 mijë punonjës të rinj. Nga fillimi i vitit deri në fund të muajit të kaluar janë shpallur 7.56 mijë vende të lira pune.

SHARE