Ndikimi i Shoqatave Kulturore Artistike në ruajtjen e traditave dhe kulturës


Shoqatat Kulturore Artistike kanë një rëndësi të madhe në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe kulturës në shoqërinë tonë. Shoqatat kulturore artistike ndihmojnë në ndërtimin dhe promovimin e identitetit kulturor të një vendi, një regjioni, apo një komuniteti. Përmes aktiviteteve të tyre, ata mbajnë gjallë traditat, gjuhën, muzikën tradicionale, duke ndihmuar në identifikimin dhe afirmimin e kulturës së tyre unike. Në përgjithësi, Shoqatat Kulturore Artistike kanë një ndikim të thellë në shoqëri, duke ndihmuar në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e artit dhe kulturës, si dhe në ndërtimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve. Ata janë një burim i rëndësishëm i frymëzimit dhe krijimtarisë kulturore.

Në bisedë me anëtarët e SHKA – ve si sfidë të shoqërisë ata shohin aktivitetin e të rinjëve i cili është në një numër të vogel, ku një ndër arsyet e kësaj gjëjë e shohin përdorimin e teknologjisë. SHKA mund të kontribuojnë në këtë duke kyçur rininë në aktivitete të ndryshme dhe duke dhënë një kontribut në socializimin e anëtarëve, përveç kësaj pjesa e vallëzimit në shoqata mund të merret si një aktivitet fizik që ndikon tek ne.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE