MINISTRI SHARANOVIQ PROPOZOI SHQEPANOVIQ PËR UD TË DREJTORIT TË DREJTORISË SË POLICISË

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, i propozoi Qeverisë së Malit të Zi policin Llazar Shqepanoviq për ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë.

Në një deklaratë për media, ministri bëri të ditur se dy nga shtatë kandidatët e kanë kaluar testin e poligrafit.

Sharanoviq po ashtu thotë se kurrë nuk do të propozonte një kandidat për ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë i cili nuk është përgjigjur me vërtetësi gjatë ekzaminimit poligraf.

“Ju rikujtoj se në pajtim me nenin 16 paragrafi 4 të Ligjit për Punë të Brendshme, Qeveria e emëron ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë ekskluzivisht me propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, dhe meqë tashmë kam vendosur që polici Llazar Shqepanoviq të jetë kandidat për ushtrues detyre të Drejtorisë së Policisë, theksoj se personat e tjerë të interesuar për ushtrues detyre të Drejtorisë së Policisë nuk janë kandidatë dhe Qeveria nuk mund të vendosë për to, për çka do ta informoj me shkrim Qeverinë. Pas këtij testi poligrafik, sipas të njëjtës metodë, do të ketë një reformë thelbësore të personelit në të gjithë aparatin policor dhe në sektorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka theksuar Sharanoviq.

SHARE