Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i peshkut

Konsumimi për një kohë të gjatë i acideve yndyrore omega -3, redukton rrezikun për vdekje të parakohshme. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar nga Journal of Internal Medicine. Peshku, omega-3 dhe zemra. Një treshe të cilën ne e njohim mirë, sidomos për efektet mbrojtëse të këtij ushqimi në reduktimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.

Por me sa duket përfitimet shëndetësore nuk përfundojnë këtu, një studim i madh, i zhvilluar në 400 mijë persona, i publikuar nga Journal of Internal Medicine, zbuloi se konsumimi i peshkut zgjat jetën, pavarësisht dozave, domethënë sa më shumë të hash, aq më mirë është, duke reduktuar rrezikun për vdekjen e parakohshme për shkaqe të ndryshme.

Peshku zgjat jetën

Sipas studimit, shkencëtarët kanë përzgjedhur një kampion prej 420 mijë personash, aprovuar nga Instituti i Revizionimit të studimeve të veçanta të Institutit Ndërkombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, -pjesë e së cilës janë bërë persona të sëmurë nga sëmundje kardiovaskulare, iktus, sëmundje të veshkave të fazës së fundit dhe ato në shëndetin e pasigurt.

Shkencëtarët kanë ndjekur për 16 vite rresht 240.729 burra dhe 180.580 gra (gjatë kësaj periudhe komplekse kanë vdekur 54.230 burra dhe 30.882 gra) duke ndarë në nënkampionë dhe grupe në të cilën marrin peshkun dhe grupet e marrjes totale të peshkut për të vlerësuar karakteristikat ushqimore dhe mënyrën e jetesës së pjesëmarrësve.

Nga studimet rezulton se si konsumimi i peshkut lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes: 9% më pak për burrat dhe 8% më pak për gratë, duke krahasuar sasitë më të larta me atë më të ulët të marrjes së peshkut.

Studimi ka shkuar më tej duke sjellë të dhëna, se për cilat sëmundje vlen konsumimi i peshkut; rezulton se te burrat përfitimet shëndetësore lidhen me reduktimin me 37% të rrezikut për vdekshmëri nga sëmundjet kronike të mëlçisë, 20% të sëmundjeve të frymëmarrjes, 10% sëmundjet kardiovaskulare dhe 6% rrezikun e vdekjeve ardhur nga kanceri.

Sa u takon grave, përfitimet kryesore shëndetësore me konsumimin e peshkut lidhen me reduktimin e Alzheimer me 38% dhe sëmundjeve kardiovaskulare me 10%.

Kujdes!

Kujdes veçanërisht në mënyrën se si e gatuani peshkun; nga studimi rezulton se konsumimi i peshkut të skuqur i konsumuar në sasi të mëdha, nuk ka të njëjtat përfitime shëndetësore për gratë, veçanërisht në zgjatjen e jetës. Madje, përkundrazi rrezikon shëndetin e tyre, duke rritur rrezikun e vdekjes për shkaqe të ndryshme.

Omega -3

Ekspertët shpjegojnë se cilat janë efektet e marrjes së acideve yndyrore omega -3 për një kohë të gjatë, yndyrat e mira që gjenden në peshq, reduktojnë rrezikon për vdekje nga problemet kardiake te të dyja gjinitë, 15% te meshkujt dhe 18% të grave. Edhe pse këto lëndë ushqyese kontribuojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular, si dhe në zhvillimin intelektual, nuk ka prova klinike që tregojnë përfitime shëndetësore nga marrja e suplementeve të omega -3.

10 përfitimet shëndetësore me konsumimin e peshkut

Nga pikëpamja ushqyese peshku përbëhet nga 60-80% të ujit dhe përmban midis 15 dhe 25% të proteinave me vlerë të lartë biologjike, me cilësi të shkëlqyeshme dhe lehtësisht i tretshëm.

Në veçanti, sidoqoftë, te peshqit kemi bollëk të acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura (përfshirë omega-3), të cilat përfaqësojnë të ashtuquajturat yndyra të mira, të dobishme në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Sheqernat, nga ana tjetër, janë të pranishme vetëm në gjurmë. Peshku gjithashtu është burim i kripërave minerale dhe vitaminave; në fakt përmban fosfor, kalcium, jod, ndërsa vitamina përmban vitamina A, vitaminë D dhe disa vitamina të grupit B.

1-Peshku është burim i mirë i proteinave, përmban nga 15 në 25 gramë proteinë për çdo 100 gramë peshk. Ato janë proteina me vlerë të lartë, të krahasueshme me ato të mishit dhe mund të konsiderohen si një zgjedhje e vlefshme për të shmangur abuzimin me yndyra të ngopura të dëmshme për shëndetin tonë.

2-Peshku është pak kalorik. Por duhet patur kujdes mënyrën se si duhet gatuar peshku, sepse në rast se skuqet me shumë vaj, për këtë mënyrë është më mirë të gatuhet në zgarë, në avuj, në furrë për të evituar kështu skuqjen e tij.

3- Është burim i mirë i vitaminës D. Mbi të gjitha peshqit yndyrorë, si salmoni janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D që nxit absorbimin e kalciumit dhe proceset e mineralizimit të kockave. Vitamina D njihet për vetitë e shumta mbrojtëse nga sëmundje si Parkinsoni, Alzheimer, depresioni dhe rënia e aftësisë njohëse.

4- Përmban vitamina të grupit B. Një tjetër arsye shumë e mirë për të konsumuar peshkun, janë edhe përmbajtja e lartë e vitaminave të grupit B, në mënyrë të veçantë përmban tiaminë, riboflavinë dhe niancinë, të ashtuquajtura edhe vitamina B1, B2 dhe B3.

5-Peshku është burim i vitaminës A. E dini se cili produkt ushqimor përmban sasinë më të madhe të vitaminës A? Përgjigjja është ngjala. Vitamina A është thelbësore për funksionimin e rregullt të retinës dhe shikimit dhe është një vitaminë e tretshme në yndyrë, pra shkrihet në yndyrë; në fakt ajo është e pranishme kryesisht te peshqit që kanë përmbajtje më të lartë të lipideve, duke përfshirë, në fakt, ngjalat, por edhe ton.

6-Përmban yndyra të mira sikurse është omega 3. Peshku është i pasur me omega 3, acidi yndyror që janë shumë të rëndësishme për të garantuar mirëqenien e trupit tonë. Në fakt këto yndyra të mira lejojnë të luftohet dhe parandalohet sëmundje kardiovaskulare, sikurse janë infarkti dhe iktusi, si dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq.

7-Peshku është burim i mirë i fosforit, një mineral i nevojshëm për formimin e densitetit kockor dhe të dhëmbëve, i domosdoshëm po kështu në disa procese për prodhimin e energjisë. Po kështu fosfori merr pjesë në formimin e qelizave të ADN-së dhe ARN-së, thelbësor për jetën.

8- Peshku është i domosdoshëm për funksionimin e tiroides. Tiroidja është gjëndër e vendosur në bazën e qafës, e cila prodhon hormonet tiroide, thelbësore për rritje të mirë, për zhvillimin e sistemit nervor dhe për metabolizmin. Për të prodhuar sasi të mjaftueshme, hormoni i tiroides ka nevojë për marrjen e jodit, dhe peshqit përmbajnë jod.

9- Kjo është një burim alternativ i kalciumit për ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Në fakt, sidomos për ata që janë intolerantë ndaj laktozës, peshku është një nga ushqimet alternative për konsumimin e qumështit dhe produkteve të qumështit që ofron një sasi të mirë të kalciumit. Kjo veti e bën peshkun një armë të mirë për të mbrojtur kundër rrezikut të osteoporozës, edhe falë përmbajtjes me vitaminë D.

10- Peshku është i domosdoshëm gjatë shtatzënisë. Peshku gjatë shtatzënisë përfaqëson një produkt ushqimor shumë të mirë gjatë periudhës së shtatzënisë. Në fakt, gjatë muajve të parë të krijimit të fetusit dhe në vitet e para të jetës, konsumi i duhur i peshkut favorizon zhvillimin adekuat të trurit dhe sistemit nervor të fëmijës, në saje të kontributit të acideve yndyrore omega 3, duke favorizuar lidhjet ndërmjet qelizave të trurit që janë përgjegjëse për transportin e impulseve nervore.

SHARE