Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2305 analiza për Covid 19, prej të cilave 581 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 4 persona më këtë sëmundje, nga Podgorica, Bijello Pole dhe Rozhaja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 626 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.003, prej të cilëve 125 në komunën e Tuzit.