HAPEN APLIKIMET PËR PËRFITIMET PËR TË PORSALINDURIT

Kërkesat për shtesa për të sapolindurit do të dorëzohen në Qendrën për Punë Sociale. „Do të kërkohet vërtetimi i vendbanimit, të dhënat personale të prindërve dhe vërtetimi i lindjes së foshnjës,“ tha Darko Stojanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ai për „Vijesti“ tha se Ligji për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe se është çështje ditësh se kur do të ndodhë sepse ishtin ditë pushimi. Sipas Stojanoviq, prindërit do të mund të paraqesin kërkesën brenda një viti. “Nëse kanë marrë perfitime në vitin e kaluar, do të shkojnë në Qendrën Sociale dhe do të rinovojnë kërkesën. Dhe ata që në vitin 2022 e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre sipas ligjit të vjetër do të kenë 90 ditë kohë për të paraqitur kërkesë për pagesën e diferencës”, ka shpjeguar Stojanoviq. Siç theksoi ai, prindërit tashmë mund të dorëzojnë aplikime. Stojanoviq tha se perfitimet do të paguhen jo më vonë se data 20 e muajit dhe do të jenë në llogari ose do t’i sjellë postieri.

SHARE