RRITJA E PAGAVE PËR PERSONELIN JOMJEKËSOR NUK ËSHTË E VOGËL

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, ka njoftuar se stafi jomjekësor në Mal të Zi do të ketë rritje të madhe të pagave prej 17 për qind, duke thënë se do të avokojë për përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së punës dhe kushteve të jetesës të gjithë punonjësit e shëndetësisë në vend. Ajo në konferencën për shtyp tha se rritja e pagës të stafit jomjekësor nuk është e vogël. “Nuk mendoj se është mirë apo e këndshme që pas dy vitesh punë kaq të palodhur të stafit mjekësor, dikush të ndihet keq që dikush që punon në sistemin shëndetësor shpërblehet me një rritje më të madhe se ajo që fituan të gjithë. Unë do të avokoj për një cilësi më të mirë të punës dhe jetës së të gjithë punëtorëve shëndetësorë”, tha Boroviniq-Bojoviq.

SHARE