Si ta Përdorni Vajin e Livandës për Flokë të Mrekullueshëm?

Lavanda, e njohur edhe si livando me emrin botanik, Lavandula officinalis, është një bimë shumëvjeçare, e zonës së Mesdheut që rritet më së miri edhe në Shqipëri.

Një nga nënproduktet më të vyera të kësaj bime, është vaji esencial i lavandës, i zbuluar plot 2,500 vjet më parë.

Ai është jo vetëm vaji më i lashtë esencial në botë, por edhe më i përdoruri.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji esencial i lavandës ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit.

Lavanda është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese..

Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandës për të paktën tre minuta, ndihen më të qetë.

Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.

Megjithatë vaji esencial i lavandës ka shumë përdorime të tjera që shkojnë përtej gjumit dhe qetësisë.

Ky vaj mund të përdoret edhe për flokun, për rritjen, ushqyerjen dhe zbutjen e tij.

Përdorimet e Vajit Esencial të Lavandës Për Rritjen e Flokut

Le t’i hedhim një sy avantazheve të vajit esencial të lavandës për flokët.

Kundër Rënies

Vaji esencial i lavandës njihet si një kurë shumë e mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në zonën e skalpit.

Kësisoj, ai është më i ushqyer dhe flokut rritet më shpejt.

Disa prej arsyeve më të përhapura të rënies së flokëve janë: ankthi, pagjumësia dhe stresi.

Eliminon Bakteret

Vaji esencial i lavandës ka veti anti-bakteriale.

Kësisoj ai është i dobishëm për të pastruar infeksionet e ndryshme të skalpit.

Këtu përfshihet edhe zbokthi.

Vaji esencial qetëson skalpin e acaruar dhe largon papastërtitë.

Zbutja e Flokut

Ky vaj shërben si zbutës shumë i mirë për flokun.

Ai i jep lagështinë e nevojshme për t’i bërë fijet më të forta.

Lagështira është e nevojsshme për qelizat e flokut dhe për shëndetin dhe shkëlqimin e tij.

Kundër Yndyrës

Vaji esencial i lavandës ndihmon në mbajtjen nën fre të yndyrës së flokut.

Kjo e bën të përshtatshëm për njerëzit që kanë flokë të yndyrshëm.

Ky vaj sigurohet që skalpi i kokës nuk është as tepër i thatë dhe as tepër i yndyrshëm.

Në terrenin e duhur, floku rritet më shpejt dhe është më i shëndetshëm.

Si Ta Përdorni Vajin Esencial Të Lavandës?

Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë vaj është nëpërmjet masazhit.

Ai duhet përzier gjithmonë me vaj mbartës siç është ai i arrës së kokosit, vaji i ullirit, kastorit e të tjerë.

Masazhi i rregullt i skalpit me vaj esencial lavande do të rrisë flokun tuaj dhe zhdukë zbokthin.

Mjaftojnë katër lugë gjelle vaj ulliri dhe pesë pika vaj esencial lavande.

Përziejini mirë dhe masazhojeni flokun për 5-8 minuta dhe më pas prisni për rreth një orë.

Më pas, lajeni flokun me një shampo bimore të butë.

Ju mund të hidhni disa pika vaj esencial edhe në shampon tuaj

Kujdes

Vaji esencial i lavandës duhet shmangur nga gratë shtatzëna ose lehonë sepse ka efekt të kundërt, sidomos ndaj tensionit të gjakut dhe gjumit./AgroWeb.org

SHARE