Në Shavnik sot për të tetën herë është ndërprerë votimi i përsëritur në dy vendvotime – në ndërtesën e Komunës dhe në Krushevicë. Votimi në të dyja vendet është ndërprerë për shkak se anëtarët e komisionit zgjedhor nga koalicioni “Për të ardhmen e Shavnikut” nuk kanë lejuar personat që nuk janë nga Shavniku të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Dalibor Shqepanoviq, anëtar i komisionit të votimit në ndërtesën e Komunës nga koalicioni “Për të ardhmen e Shavnikut”, ka kryqëzuar njëzet fletëvotime. Qytetarët që votojnë në këto dy qendra të votimit do të dalin sërish në qendrat e votimit të dielën e ardhshme, më 18 dhjetor.