KOMUNA E TUZIT MBLEDH 538.666 EURO BORXH TATIMOR QË KISHE NGA PLANTACIONET

Komuna e Tuzit ka mbledhur borxhin tatimor prej 538.666 euro të vitit 2019 nga Plantacionet. Javën e kaluar komuna e Tuzit kishte bllokuar llogarin e kësaj kompanie për shkak të borxhit të papaguar tatimor. Sekretari për financa në Komunën e Tuzit, Driton Gjokaj, për Dan theksoi se kanë mbledhur të gjitha të arkëtueshmet sipas vendimit të vitit 2019. “I gjithë borxhi prej 538.666 euro është shlyer. Tani mbetet që Plantacionet të shlyejë borxhin tatimor nga viti 2021 në shumën prej 888.805 euro. U kemi dërguar paralajmërim Plantacioneve dhe afati për shlyerjen e borxhit tatimor të vitit 2021 është dhjetë ditë nga marrja e paralajmërimit. Kjo është deri më 16 dhjetor. Nëse nuk e shlyejn borxhin, me shumë mundësi do tu bllokohet llogaria,” tha Gjokaj. Gjokaj tha më herët se Sekretariati për Financat, si organ i qeverisjes vendore përgjegjëse për përcaktimin, kontrollin dhe mbledhjen e taksave mbi pasurinë e paluajtshme, zhvillon sipas detyrës zyrtare procedurën e përcaktimit të taksave në përputhje me rregulloret pozitive që rregullojnë këtë fushë. Plantacionet nuk ka dashur të komentojë për rrjedhën e pagesës. Më herët ata theksuan se kanë iniciuar padi në Gjykatën Administrative kundër Komunës së Tuzit, duke kërkuar anulimin e vendimit për mbledhjen e tatimit në vlerë prej 538,666 të Sekretariatit për Financa për vitin 2019.

SHARE