MBËSHTETJE E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR INSTITUTIN E SHËNDETIT PUBLIK

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Malin e Zi dhe Instituti i Shëndetit Publik janë të lidhura nga një bashkëpunim i gjatë dhe i suksesshëm, i cili u intensifikua veçanërisht gjatë epidemisë së koronavirusit. Konfirmimi i këtyre marrëdhënieve është një donacion prej 98.200 eurosh i destinuar për blerjen e regentëve dhe pajisjeve për testimin e PCR, si dhe për teste të shpejta të antigjenit, i cili do të përmirësojë disponueshmërinë e testimit për koronavirusin e ri, si brenda Institutit të Shëndetit Publik ashtu edhe në institucionet e kujdesit shoqëror. Ish drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, theksoi se këto fonde të projektit do të mundësojnë testimin e një numri edhe më të madh të qytetarëve, dhe në atë mënyrë do të vazhdojnë aktivitetet për të zbuluar dhe për të zhdukur përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Robert Weber gjithashtu theksoi se tan, më shumë se kurrë më parë, ne duhet të tregojmë një nivel të lartë solidariteti dhe mbështetje të ndërsjellë. Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Instituti i Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat zyrtare të parandalimit kundër përhapjes së infeksionit koronavirus, duke u bërë thirrje të gjithëve që të japin kontributin e tyre maksimal në zgjidhjen e këtij problemi, sepse vetëm disiplina dhe puna e përbashkët mund të shpëtojë shëndetin tonë.

SHARE