KURTEZI ZHVILLON TAKIME NJOHËSE ME MINISTRA TË RINJ TË QEVERISË SË RE

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi zhvilloi sot takime njohëse me Gjorgje Radulloviq – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Prof. Dr. Olivera Injac – Ministre e Mbrojtjes; Sergej Sekulloviq – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zorka Kordiq – Kryenegociatore me BE në qeverinë e Malit të Zi. Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të ministrave në krye të institucioneve që ata drejtojnë si dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit  të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane. Ambasadori Kurtezi poashtu ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Pasi ka vlerësuar atë cka është realizuar deri më sot, ai ka inkurajuar forcimin e metejshëm të kohezionit social dhe krijimin e kushteve dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

SHARE