FORMOHET KËSHILLI PËR LUFTIMIN E KORONAVIRUSIT

Qeveria ka krijuar një organ të pavarur ekspertësh për të kryer aktivitete në heqjen dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të shkaktuara nga koronavirusi i ri COVID-19 në Mal të Zi. Kryetare e këtij organi do të jetë Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq-Bojoviq. Anëtarët janë Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve Vesna Bratiq, Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media Tamara Srzhentiq, si dhe Igor Galliq i cili do të jetë drejtori i ri i Instituti i Shëndetit Publik. “Këshilli formohet me qëllim të përmbushjes së detyrimeve në lidhje me parandalimin, shtyrjen, heqjen dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të shkaktuara nga koronavirusi i ri COVID-19,” thuhet në vendim.

SHARE