LQ URA MORI FTESË NGA MANDATARI SPAJIQ PËR BISEDIME

Lëvizja Qytetare (LQ) URA ka marrë ftesë për takim me mandatarin për përbërjen e qeverisë së re, Millojko Spajiq, tha kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i URA-s Dritan Abazoviq.

Abazoviq, siç raporton portali RTMZ, ka thënë se Malit të Zi i duhet një pushtet i ri ekzekutiv dhe se nuk ka asnjë kundërshtim për përbërjen e mundshme të qeverisë.

“Do të shohim se si do të jetë konfigurimi dhe kush do të jetë në të”, tha Abazoviq.

Ai deklaroi se synimi është që nga 30 gushti të mblidhen forcat dhe të vazhdojmë rrugën e reformës.

“Kemi marrë një telefonatë nga Spajiqi, do të shohim nëse mund të takohemi. Për sa na përket neve, jemi të mendimit se dialogu nuk duhet shmangur kurrë. Do të shohim nëse do ta realizojmë”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se (ai dhe Spajiq) kanë mendime të ndryshme për parimet dhe veprimet e qeverisë së ardhshme.

“Nëse do të ketë një takim me Spajiqin, do të shohim nëse mund ta gjejmë njëri-tjetrin se cili është vizioni i Malit të Zi”, tha Abazoviq.

SHARE