ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT TË EVROPËS MIRATOI REZOLUTË PËR MBËSHTETJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE TË BP

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KE) miratoi sot një rezolutë për mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke bërë thirrje për një shtysë të re në procesin e zgjerimit të BE-së dhe duke i kërkuar Ballkanit Perëndimor që të adresojë menjëherë sfidat kryesore me të cilat përballet. Thuhet se ata besojnë fuqimisht se ndihma për Malin e Zi dhe vendet e tjera të BP për të përmbushur aspiratat për integrim më të afërt evropian është e rëndësishme jo vetëm për ato vende, por edhe për Evropën dhe se do të jetë e dobishme për qytetarët evropianë. Në seancën plenare në Strasburg, 134 deputetë votuan për miratimin e rezolutës, 3 votuan kundër dhe 3 abstenuan. Rezoluta e miratuar sot thekson se forcimi i qëndrueshmërisë demokratike dhe respektimi për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, promovimi i pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe krijimi i kushteve për përparim më të fortë ekonomik dhe social në rajon përfaqëson një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe sigurinë demokratike për të gjithë Evropën.

SHARE