NË SPITALIN E RISANIT DO TË INVESTOHEN MBI 2.5 MILIONË EURO

Më shumë se 2.5 milionë euro do të investohen në rindërtimin, përshtatjen dhe prokurimin e pajisjeve të nevojshme në spitalin special “Vaso Qukoviq” në Risan, u bë e ditur pas takimit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ministrit të Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq me drejtuesit dhe stafin e këtij institucioni. Punimet do të nisin menjëherë pas përfundimit të sezonit turistik ndërsa pas vizitës në spital, kryeministri dhe ministri premtuan vazhdimin e investimeve në të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor. “Sistemi shëndetësor dhe përmirësimi i tij mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë së 43-të të Malit të Zi”, tha kryeministri Abazoviq. “Për rindërtim do të investohen 1.4 milionë, 500,000 euro për pajisjet e nevojshme, ndërsa rreth 250,000 do të përdoren për rindërtimin e rrugës, rrugës hyrëse dhe parkingun e institucionit. Kujtoj se me propozim të kryeministrit Abazoviq, për spitalin në Risan u ndanë rreth 350 mijë euro, të cilat qytetarët i mblodhën për luftën kundër Covid-it. Nga ato mjete spitali do të blejë një rengen të ri, si dhe një autoambulancë të nevojshme për transportin e pacientëve”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë. Drejtori i Spitalit Risan, dr. Vllado Popoviq, i prezantoi kryeministrit dhe ministrit rezultatet e punës së institucionit që ai drejton dhe e falënderoi për, siç tha ai, “lajm i mirë dhe fonde të konsiderueshme që janë ndarë për institucionin, për krijimin e një mjedisi për të cilin ne përpiqemi, duke krijuar kushtet për të përmirësuar dhe përmirësuar më tej gjithçka që kemi bërë deri më tani”.

SHARE