Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla zbulon se javën e ardhshme pritet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë duke shpresuar edhe me Maqedoninë e Veriut. Në një tryezë në Athinë, Balla tha se ky është një lajm i mirë duke mos harruar se fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Balla tha se nuk kuptohet se pse edhe Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE”, tha Balla.