SOT FILLON DORËZIMI I LISTAVE ZGJEDHORE

Dorëzimi i listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor të shtetit ka filluar sot, kurse për verifikimin e listave zgjedhore kërkohet që ato të jenë të përkrahura me nënshkrimet e 4 mijë e 261 votuesve, është kumtuar nga Qendra për Tranzicionin demokratik – CDT.

Kryetarja kësaj Qendre, Milica Kovaçeviq, ka theksuar se për vërtetimin e listave të partive të popujve pakicë kërkohet përkrahja me së paku një mijë nënshkrime të votuesve, kurse për listat e bashkësive të cilat janë nën 2% nga numri i përgjithshëm i banorëve kërkohet mbështetje me nënshkrim e së paku 300 zgjedhësve.

Përndryshe, në dhjetë ditët e ardhëshme do të dihet a duhet të shtyhen zgjedhjet, sepse deri atëherë do të dihet kulmi i epidemisë, pas së cilës fillon rënia graduale e të infektuarve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Trupit Koordinues Kombëtar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe katër OJQ-të do të punojnë për përcaktimin e rregullave për zhvillimin e sigurt të fushatës zgjedhore, pavarësisht nëse do të ketë zgjedhje apo jo, shkruan gazeta “Vijesti”.

SHARE