KQZ: VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE, KRYESON LËVIZJA VETVENDOSJE

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në mëngjesin e së enjtes janë numëruar rreth 80 për qind e votave.

Kandidati më i votuar në nivel vendi është Albin Kurti, me 189.198 vota. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), më i votuari rezulton Bedri Hamza me 95.560 vota. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kryeson Vjosa Osmani me 62.856 vota, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kryeson Ardian Gjini me 33.341 vota.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave. E dyta është PDK me 21.14 për qind, LDK me 17.6 për qind, AAK me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, Vetëvendosje pritet të ketë 48 ulëse në Kuvend, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8. KQZ pritet të numërojë edhe votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat me postë dhe ato të diasporës të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ky institucion planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve t’i shpallë më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik.

SHARE