Sot në Mal të Zi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Të drejtë vote kanë patur 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit kanë qenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
Në garën zgjedhore morën pjesë 15 lista. Dita e sotme e zgjedhjeve u karakterizua me pjesëmarrje dukshëm më të ulët se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe presidenciale.
CDT njoftoi se 56.4 për qind e votuesve kanë votuar deri në orën 20:00. Në veri të vendit deri në orën 20:00 votuan 58,3 për qind, në rajonin qendror 59 për qind, ndërsa në jug 49,2 për qind e votuesve.
Qendra e Monitorimit CEMI shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot. Këto janë rezultatet në 92.7 për qind.
- “Është e qartë! – Partia Boshnjake – Ervin Ibrahimoviq” – 6.9%, 6 mandate
- “HGI – Në anën e drejtë të botës! – 0,6%, 1 mandat
- “Drejtësi për të gjithë!” – dr. Vladimir Leposaviq” – 2.9%, 0 mandate
- Partia Popullore Socialiste dhe Demos “Për ty” – 3.2%, 2 mandate
- “Koalicioni Popullor – të bashkuar dhe pikë” – (Mali i Zi i Drejtë, Lëvizja Demokristiane, Mali i Zi i Lirë, Partia Demokratike Serbe dhe Lëvizja për Plevlën) 1.1%, 0 mandate
- Aleanca Shqiptare (Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe grupi qytetar Lëvizja-Tuz) – 1.5%, 1 mandat
- “Lëvizja për një Mal të Zi të sigurt – Srgjan Periq” – 1.4%, 0 mandate
- “Lëvizja për Ndryshime – Mali i Zi i Pari – Nebojsha Medojeviq – Reforma për shpëtimin e vendit” – 0.7%, 0 mandate
- “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi qytetar!” – 0.5%, 0 mandate
- “Së bashku! Për të ardhmen që ju takon – Danijel Zhivkoviq” (Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale) – 23.8%, 22 mandate
- “Evropa tani – Millojko Spajiq” – 25.5%, 23 mandate
- “SDP – Për shtëpinë tonë” – 2.8%, 0 mandate
- “Aleksa dhe Dritani – Guximi vlerësohet!”(Lëvizja Qytetare URA dhe Demokratët) 12.3%, 11 mandate
- “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” (Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike dhe Partia Punëtor) 14.7%, 13 mandate
- “Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian” (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar) 2.1%, 2 mandate