Si të vishemi në punë, ngjyrat e përshtatshme për tonet e ndryshme të trupit – këto e shumë të tjera i mësojmë me disa këshilla nga Kiwi Prishtina

Laura Sekiraqa Nga Laura Sekiraqa3 orë

Moda ka aftësinë të ndryshojë dhe të formësojë jetën përmes lidhjes së saj personale me të gjithë ne.

Të ndihesh rehat e ta shfaqësh vetën në formën më të mirë duhet të jenë gjërat primare në të cilat ne fokusohemi kur bëjmë zgjedhjen e veshjeve të caktuara.

Edhe pse kjo mund të duket e vështirë, me këshillat e duhura nga ekspertët e fushës, gjithçka është më e lehtë.Lexo po ashtu:Bebe Rexha veshi kombinim interesant, i cili u nuhat muaj më parë nga një 16-vjeçare

Vesa dhe Rina nga Kiwi Prishtina janë kujdesur që lexuesve të Telegafit t’ua sjellin disa këshilla thelbësore rreth stilit në mënyrë që të duken në formën më të mirë të mundshme.

Fillimisht, Vesa tregoi disa metoda për theksimin e linjave në vartësi të formave të ndryshme të trupit. Marrë parasysh llojet e trupave që janë: ora e rërës, molla, dardha dhe forma katrore – ju mund të kuptoni qartë nga shpjegimi i detajuar i saj se çka duhet të zgjedhni për veshje në bazë të formës të cilës i takoni ju.

Në këshillat e radhës, Vesa tregon se ku duhet të fokusohemi përveç formave trupore për një paraqitje të mahnitshme. Fillimisht, duhet ta kemi në mendje gjithmonë që për paraqitjen e duhur nuk është e rëndësishme vetëm ajo që veshim mbi, kanë shumë rëndësi edhe veshjet e brendshme. Duke u bazuar në atë se a është më e theksuar pjesa e këmbëve apo pjesa lart e gjoksit në trupin tuaj, më poshtë në video gjeni këshillat e duhura se si t’i zgjedhni veshjet sa më ideale.

Pjesa më e rëndësishme e veshjeve të përditshmërisë tonë padyshim që janë rrobat që zgjedhim për punë. Bazuar në vendin tuaj të punës, Rina tregon se ka disa lloje të kodeve të veshjes: “‘Business professional’, ‘Bussines formal’, ‘Business casual’ dhe ‘Smart casual’”. Brenda këtyre katër llojeve të kodit të veshjes hyjnë edhe veshjet e duhura për intervistat e punës që padyshim luajnë një rol të rëndësishëm për të ardhmen dhe me këshillat e denja padyshim që do të keni paraqitjen e duhur që do t’ju sjell vetëbesimin për të cilin keni nevojë duke u ndjerë rehat në të njëjtën kohë.

Padyshim që ngjyrat kanë rëndësinë e tyre kur bëhet zgjedhja e veshjeve, larg ndjekjes së trendeve të momentit apo kombinimit që është më i famshëm se fundmi, zgjedhja e duhur e ngjyrave bazuar në tonalitetin e trupit tuaj ka rëndësi thelbësore. Përveç që Rina tregon ngjyrat e duhura për ju bazuar në tonin e trupit tuaj, ajo tregon gjithashtu një metodë të lehtë dhe jashtëzakonisht efektive për ta kuptuar se cili është toni juaj nëse tashmë nuk e dini.

SHARE