META TAKIM ME ZËVENDËSKRYETARIN E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-SË

Presidenti  Ilir Meta priti sot në takim Zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë për Evropën Juglindore, Azay Guliyev dhe Kryetarin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo del Monaco. Ai shprehet se në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Theksova se sfidë imediate e sigurisë për rajonin është zbatimi i agjendës destabilizuese të aktorëve të tretë që minon bashkëjetesën dhe demokracinë përmes faktorëve proxy. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shprehet Meta.Meta tha se “shpreha besimin e plotë në eksperiencën dhe kapacitetin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për të kontribuar pozitivisht në zhvillimet demokratike dhe në forcimin e sigurisë e stabilitetit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, e në mënyrë të veçantë në rajonin tonë”.

SHARE