Axhenda e seancës së katërt të rregullt të Parlamentit të Malit të Zi u plotësua me propozime të opozitës. Seanca filloi dy orë me vonesë. Kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq, tha se seanca ishte shtyrë për shkak të seancës së Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në seancë ka marrë pjesë gjithashtu Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Në rend të ditës ishin ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi Prokurorinë Shtetërore propozim-ligji mbi buxhetin për këtë vit, pastaj ligjet e tjera dhe ndryshime ligjesh. Partia Boshnjake ka propozuar që Kuvendi të deklarohet edhe për Rezolutën në Srebernicë. Në Kuvend me propozim të deputetit të Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu do të deklarohen edhe për Valdanosin, kurse deputetët në kuadër të pikës së rendit të ditës zgjedhje, emërime dhe shkarkime pritet të deklarohen mbi kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut Vlladimir Leposaviq. Gjithashtu, u pranua të përfshihet në rendin e ditës propozimi i deputetit Rashko Konjeviq për të diskutuar projekt-ligjin për shtyrjen e pagimit të detyrimeve të kredisë për të gjithë përdoruesit e kredisë. Zevëndëskryeministri Dritan Abazoviq tha se është arritur një zgjidhje që është në përputhje me praktikën e BE, e cila nuk është unike në Bashkim. Ai deklaroi se mendimi i Komisionit të Venecias nuk është negativ. Kur ligji të miratohet, mandati i Këshillit Prokurorial do të shkurtohet, siç thotë ai, me rreth katër muaj dhe anëtarët do të marrin kompensim për atë kohë sikur të ishin anëtarë të këshillit. “Miratimi i këtij ligji do të hapë një derë të madhe për dialog politik për të zgjedhur më në fund profesionist për të marrë një mandat,” tha Abazoviq.