GREQIA DO TË AVOKOJË FUQISHËM PËR PËRSHPEJTIMIN E INTEGRIMIT TË MALIT TË ZI NË BE

Greqinë dhe Malin e Zi i lidh miqësia e sinqertë dhe kryeministri Mitsotakis më siguroi se në periudhën e ardhshme Greqia do të avokojë fuqishëm për përshpejtimin e integrimit të Malit të Zi në BE, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Millatoviq në rrjetin social X ka njoftuar se ishte në një fluturim nga Athina për në Vilnius së bashku me kryeministrin grek Kyriakis Mitsotakis, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 9-të të Nismës së Tre Deteve.

“Në bisedën kuptimplote u fol për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor midis Malit të Zi dhe Greqisë. Faleminderit për mikpritjen në fluturim! Efharisto para poli”, tha ai në rrjetin social X.

Millatoviq tha se biseda do të vazhdojë së shpejti në Mal të Zi.

SHARE