IVAN IVANAJ, ZGJIDHET NËNKRYETAR I KOMUNËS SË TUZIT

Këtë të martë Kuvendi i komunës së Tuzit mbajti seancën e III-të në të cilën me propozimin e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe me voten e këshilltarëve Ivan Ivanaj emërohet nënkryetar i komunës për një mandat të dytë. Në fjalën e tij Ivanaj shprehet që themelet e një komune të qëndrueshme janë vendosur dhe mbetet që të punohet për një vend më të mirë. Në seancën e sotme me shumicë votash gjithashtu u votuan XII pikat e parapara të rendit të ditës.

SHARE