KB DEÇIQ KAMPION I LIGËS B TË BASKETBOLLIT

Klubi i basketbollit – ,,Deçiq’’, mbas ndeshjes së djeshme në Tivar, doli fitues, duke mundur kundërshtarin Klubin e basketbollit “Sutomore” dhe kualifikuar kështu në ligën e parë të Malit të Zi në basketboll. “Bravo djema, fitoret tuaja na bëjnë të gjithëve krenarë!,” kështu shkruhet në postimin e Komunës së Tuzit. Po ashtu, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i përgëzoi lojtarët trajnerin dhe drejtuesit e KB “DEÇIQ”, duke i siguruar që komuna e Tuzit në të ardhmën do mbështesë edhe më fuqishëm sportin në Malësi.

SHARE